INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lobimi rus, Rama-Bashës: Lëre Edin, shko në Prokurori trego bamirësitë

Lobimi rus, Rama-Bashës: Lëre Edin, shko në Prokurori trego bamirësitë

Publikuar më: 12:20 11-03-2018

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook i kërkon sërish kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim basha që të shkojë të rrëfehet në Prokurori dhe të dëshmojë për lobimin rus në SHBA.

Duke u shprehur ironikisht Rama pyet: 500 mijë USD??! ?Nuk di gjë?M’i kanë dhënë pa me pyetur ?!... Pa e ditur... Edhe sot s’e di?!... 500 mijë USD të tjera akoma??!... Pa lidhje mor burrë... Jo jo, pa asnjë lidhje

Madje në videon e publikuar ku Basha flet në emisionin ‘Opinion’ Rama pyet:

“ Obobo ç’janë këta bamirës rusë që paguajnë pa të pyetur. Për këto Para që nuk i ke marrë por ti kanë dhënë tani është koha për tu rrëfyer ë prokuroei. Është koha për tu rrëfyer në prokurori sepse këtë herë është interesi i Shqipëeisë dhe rruga e saj drejt BE-së, lëre Edi Ramën se këtu e ke por shko në prokurori’ shkruhet në video.

Po ashtu Rama kërkon transparencë edhe për 100 shqiptarët që janë dhënë kontribute në PD.

‘Po këta 100 shqiptarë bamirës që të kanë dhënë para e kanë fshehur dorën cilët janë’ pyet Rama.

Gazeta amerikane ‘Mother Jones’ pak ditë më parë shkroi se pas lobimit për PD në SHBA dhe presidentit Trump qëndron Rusia.

Article Logic
Execution time: 0.0034208297729492