Sukseset e ndjekin kudo Luana Vjollcës dhe këtu nuk bën përjashtim as projekti i fundit muzikor. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptar ka publikuar para pak ditësh këngën më të fundit “LOCOS” në bashkëpunim me yllin latin, Jay Santos.
Muzika e këngës super ritmike, e cila ka tejkaluar çdo parashikim, është punuar nga producenti spanjoll German Valenzuela, ndërkohë që teksti është shkruar nga ai dhe Luana Vjollca. MixMaster është realizuar nga producenti i huaj spanjoll, fitues i 4 çmimeve Grammy, Caco Refojo.
Në vetëm 3 ditë, “LOCOS” ka gjeneruar mbi 2.2 milionë klikime, por e dinit që ky projekt ishte projektuar për t’u titulluar ndryshe.
Këtë e ka zbuluar Luana në një video live në Instagram para se të publikonte klipin, në të cilën u shpreh se titulli do të ishte “QUIERE” që do të thotë “Ai/ajo don”, por dy artistët vendosën ta titullonin “LOCOS” që do të thotë “të çmendur”.
Nuk e dimë si do ju pëlqente më shumë, por dimë që Luana po korr goxha sukses me këtë këngë.