INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lodrave kancerogjene ju hapet ''luftë''! Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut publikon masat

Lodrave kancerogjene ju hapet ''luftë''! Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut publikon masat

Publikuar më: 12:33 04-03-2019

Në Shqipëri hyjnë mallra nga vende të ndryshme të botë. Shumë nga to rezultojnë të rrezikshme për shëndetin. Pak kohë më parë u zbuluan lodra për fëmijë me kimikate të rrezikshme, kryesisht kineze dhe për të ndaluar tregëtimin e tyre Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka raportuar se këtë vit do të ketë një vëmendje më të shtuar.

Për këtë arsye ky inspektoriat lëshon dhe një paralajmërimi të fundit.
Të gjitha lodrat që nuk plotësojnë disa kritere do të bllokohen dhe tregëtarët e tyre do të dënohen.

Më konkretisht rregullat janë:
-Të mbajë Markimin CE të konformitetit
-Të shoqërohet nga Deklarata e Konformitetit
-Të shoqërohet nga Dokumentacioni teknik
-Të shoqërohet me udhëzime në gjuhën shqipe për përdorimin, si: mosha, kufizimet, dhe për mirëmbajtjen.
Pak kohë më parë inspektorët u janë nënshtruar trajnimeve në këtë fushë, që të jenë më të përgatitur për të mbikëqyrur sigurinë e lodrave duke përdorur dhe pajisje apo instrumenta kontrolluese.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053