Jo vetëm si një reper i talentuar, por tashmë Ledri Vula na ka treguar se është angazhuar edhe në një fushë tjetër ,ku me siguri është parashikuar vetëm shkëlqimi i padiskutueshëm i tij.
Me postimet në Instagram, Ledri është emëruar nënkryetar i klubit të basketbollit të Prishtinës dhe kjo për faktin se këngëtari është shprehur të jetë i apasionuar pas këtij sporti.
Kjo eskperiencë e re ka nisur me sukses për të dhe kjo e thënë pasi në Instagram këngëtari ka publikuar një foto ku shihet tejet i lumtur teksa shkruar: “Loja e parë, fitorja e parë...”.
Suksese Ledri! Me siguri si në muzikë edhe në basketboll, këngëtari i famshëm do të shkëlqejë.../intv.al/