Për disa ditë me radhë u lakuan nëpër media online për një sherr që doli papritur. I gjithë konflikti nisi për shkak të një remix-i të këngës “Nëse m`don ti”, një projekt i para dy viteve mes Ledri Vulës, Bluntit dhe Real 1.
Blunt dhe Real, ofenduan keq reperët Ledri Vula e Gjiko dhe gjthashtu edhe menaxherin e Vulës, Faton Shoshin. Gjiko dhe Shoshi reaguan po ashtu me video por Ledri heshti.
Edhe pse dy reperat nuk u prononcuan për këtë ngjarje, ishte menaxheri i tyre, Fatoni ai që shkoi në banesat e dy djemve bashkë me persona të tjerë.
Por mesa duket miqësia mes tyre është më e fortë pasi tashmë ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Fatoni ka shpërndarë në Instagram një video ku shihet bashkë me dy reperat të ulur bashkë të cilët thonë: “Respekt për ju, respekt për Fatonin!”
Kështu zgjidhen problemet!