Opozita ka akuzuar sot kryeministrin Rama në lidhje me ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, por edhe aksionet për arrestimet në mbarë vendin, duke thënë se këto aksione janë për të tërhequr vëmendje.
Lidhur me këto akuza ka reaguar Rama me anë të një postimi në “Tëitter” duke u kthyer përgjigje të ashpër:
“Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen?Vese vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja?#BixhozçinjKronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi?”, tha Rama.