Për transfertën e Bolivisë lojtarët e Argjentinës kanë marrë viagra për të përballuar larftësinë e madhe 3600 metra mbi nivelin e detit. Mediat lokale saktësojnë se zgjedhja është pranuar nga të gjithë lojtarët pa përjashtim. Viagra nuk bën pjesë në listën e substancave të ndaluara ndërkohë që është përdorur në 2009-ën nga një përgatitës fizik i Blooming të Santa Cruz. Pavarësisht masave për të përballuar lartësinë e madhe, skudra e Bauza-s doli e humbur 2-0 nga kjo sfidë duke komplikuar ndjeshëm rrugëtimin për në “Rusia 2018”.