Nëse një ditë më parë presidenti Trump kërkoi të zhvillonte paradë ushtarake, lideri koreano verior kalon në veprim.
Kim Jong un edhe një herë tregon forcën e tij duke organizuar një paradë ushtarake në vigjilje të lojrave olimpike dimërore që zhvillohen në fqinjin jugor.
Normalisht një paradë e tillë zhvillohet në prill por diktatori ka vendour ndryshe, ai është shfaqur së bashku me bashkëshorten.
Me siguri një mënyrë origjinale për të përshëndetur nisjen e garës.
Në krye të delegacionit të Penianit, diktatori ka dërguar motrën e tij. Lojrat Dimërore shihen si një mënyrë që shuan polemikat mes dy Koreve pasi të dyja do të prezantohen me të njëjtin flamur.