Siç dihet tashmë festivali i birrës Oktoberfest është më i madhi në botë dhe zhvillohet në Bavari, në shtëpinë e gjigandëve të Bayern Munich.
Tashmë është bërë traditë që edhe lojtarët dhe stafi i ekipit t’i bashkohen kësaj feste, ku vijnë miliona njerëz nga e gjithë bota.
Njerëzit paraqiten në festival me rroba tradicionale gjermane duke pirë birra, duke shijuar ushqimin bavarez dhe duke bërë shumë qejf.
Dhe patjetër lojtarët bavarezë nuk mund të mungonin, së bashku me gratë e tyre. Ata dukeshin të lumtur me veshjet tradicionale, por atmsofera ngjante pak e vakët për shkak të fillimit të dobët të sezonit nga bavarezët, që nuk përputhej me harmoninë e festës.