Pas fitores së Kombëtares shqiptare kundër Rumanisë, festimet kanë vazhduar deri mëngjesin e ditës tjetër. Jo vetëm tifozët por edhe vetë lojtarët kanë qenë shumë të ekzaltuar nga fitorja. Ata edhe pse të lodhur, u janë bashkuar festimeve por në këtë mënyrë kanë dëmtuar rëndë kostumet disa prej të cilave në mënyrë të pariparueshme.
Por stafi i kombëtares shqiptare të futbollit ka bërë porosi për kostume dhe uniforma të reja sportive, pasi ato që ka aktualisht nuk plotësojnë kërkesat e ekipit. Kostumet e reja do të mbërrijnë në ditët në vazhdim. Gjithashtu do të porositen edhe një set i ri uniformash të zeza “fatsejllëse” pasi me këto ngjyra kuqezinjtë arritën suksesin historik kundër Rumanisë. Edhe pse ende në pritje për të mësuar nëse do të vazhdohet apo jo rrugëtimi në Evropian, FSHF ka bërë porosinë edhe për uniformat që mund të përdoren në vazhdim.