Arlind Ajeti është përzgjedhur nga UEFA si një nga lojtarët, që u dalluan më së shumti në kampionatin Europian.
Komenti i UEFA-s ishte që Ajeti e nisi në stol turneun, në ndeshjen ndaj Zvicrës, pas daljes me karton të kuq të kapitenit Cana luajti shumë mirë si titullar ndaj Francës, ndërsa konfirmimi i tij erdhi në përballjen e tretë të grupit.
Kundër Rumanisë, Ajeti u shpall më i miri lojtar në fushën e lojës, dhe kjo paraqitje bëri që kuotat e tij në tregun e futbollit të rriteshin ndjeshëm.
Menjëherë pas Europianit francez, ai kaloi tek Torino, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare, dhe duke siguruar vazhdimësinë në Serinë A.