Pasi dha vlerësimet maksimale për kombëtaren shqiptare, e cila në një fitore historike përballë Rumanisë arriti të marrë 3 pikët e para në kampinatin Europian, Kryeministri Edi Rama ka një tjetër vlerësim. Bëhet fjalë për tifozët kuqezinj, të cilët në 3 ndeshje kanë mbështetur përfaqësuesen e tyre në Euro 2016, ndërsa arritën të fitojnë vëmëndjen maksimale dhe të mediave botërore. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, Edi Rama falenderon tifozerinë shqiptare, koment të cilin e shoqëron me një video.
Edi Rama:
“Këto finale të papara në historinë tonë, nuk do të ishin të tilla pa lojtarin e 12-të, tifozerinë kuqezi që mahniti Francën me qytetarinë e saj dhe furnizoi me gjakun e mbarë kombit zemrën e kësaj SuperKombëtareje⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ Një superbig like për çdo kuqezi në shkallët e stadiumeve ku heronjtë tanë u ndeshën si të barabartë me të gjithë “#ALB