Milan ka marrë edhe fitoren e dytë në Ligën e Evropës. Në një natë të mbushur me emocione, skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur të mposht grekët e Olympiacos me rezultatin 3-1. Kjo ndeshje në disa raste kishte edhe momentet e saja gazmore. Një rast i tillë u pa tek festa e golit të Milanit.
Teksa i gjithë ekipi po festonte golin, Calhanoglu afrohet drejt stolit për të pirë ujë, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të tij.
Gattuso shkon te mesfushori turk dhe i thotë “sa je futur në lojë, pse vjen të pish ujë!” një gjest tipik i ish-mesfushorit të Milan.
Calhanoglu goes over to get water after Milan's goal & Gattuso goes to him:
— ItalianFootballTV (@IFTVofficial) October 4, 2018
"you just went in, why are you drinking water"
Classic Gattuso ????pic.twitter.com/YyyS6QRhFy