INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojtari premtues i Italisë i shpëton dënimit

Lojtari premtues i Italisë i shpëton dënimit

Publikuar më: 17:52 01-10-2018

Ish-sulmuesi i Genoa-s dhe Italisë ka shmangur pezullimin pasi doli pozitiv me një substancë të palejuar të quajtur dorzolamide. Substanca e palejuar është gjetur në gjakun e tij gjatë një testi të bërë pas ndeshjes së Genoa-s ndaj Benevento-s më 12 maj.

Gjithsesi, gjykata e anti-dopingut ka zgjedhur ta paralajmërojë ish-lojtarin e Manchester United, Villarreal dhe Fiorentina-s në vend që ta pezullojë. Dorzolamyde zakonisht përdoret kundër glaukomës, por gjithashtu është një “agjent” i maskuar, që mund t’i heqë efektin testeve të dopingut duke dhënë rezultat negativ por fals.

31-vjeçari aktualisht është pa klub pasi u largua nga Genoa gjatë verës por tani do të ketë mundësinë të vijojë karrierën.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387