Në kuadër të Champions League, sot Liverpool do të takohet me Crvena Zvezdën. Futbollisti nga Serbia i cili luan për Zvezdën dhe Australinë, Milosh Degenek që ka bërë deklarata fyese ndaj Shaqirit.
“Nëse dëshiron të provokojë, le të provokojë dhe të dëshmojë se çfarë njeriu është dhe sa vlen. Qartë nuk vlen aspak si njeri, pasi dëshiron të provokojë në bazë të racës së dikujt, shtetit prej nga është, prejardhjes. Edhe më keq që ai vetë nuk e di prej nga është”, ka thënë Degenek për mediat serbe të martën.
Kjo deklaratë mesa duket me ngjyrime politike shpresojmë të mos ndikojë në sportivitetin e dy lojtarëve në fushë, për të dhënë maksimumin me skaudrat e tyre.