U deshën disa orë kërkime që dy anijet e zhdukura prej 24 orësh të gjenden. Roja bregdetare fillimisht ka lokalizuar peshkarexhën Qamili në grykëderdhjen e Bunës. Ndërsa anija tjetër Çelepia është identifikuar pak më vonë në ujrat ndërkombëtare.
Informacionet e para flasin se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë asnjë problem.