INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lolita rrëfehet pas rikthimit: Ofertat që u munduan të më joshin...

Lolita rrëfehet pas rikthimit: Ofertat që u munduan të më joshin...

Publikuar më: 19:30 30-03-2017

Pas një mungese prej 2 muajsh,  faqja “Lolita” në Facebook iu është rikthyer postimeve të saj thumbuese. Në një intervistë ajo ka zbuluar detaje të cilat sërish nuk bëjnë të mundur identifikimin e saj. Megjithatë pas rikthimit “Lolita” ka marrë mjaft oferta tunduese të cilat janë përpiqur ta joshin. Pas pyetjes ku i kërkohej të zbulonte “viktimat”” e radhës që do të sulmonte,, ajo u përgjigj: “  Ne as nuk sulmojmë, as nuk mbrojmë njeri. Ne themi ato që mendojmë. Dhe mendimet tona nuk mund t’ju pëlqejnë të gjithëve, për këtë jemi të vetëdijshëm.Asnjë nga ne nuk është gazetar, madje as nuk ka qëllim të bëhet i tillë. Misioni ynë nuk është gazetaria dhe as të shajmë apo kritikojmë gazetarët. Një pjesë e tyre janë po kaq mirë të informuar dhe kritikë me pushtetin.

Sarkazma jonë prek atë pjesë të shtypit që i lëpihet pushtetit pa qenë nevoja. Është deri diku e ndershme të punosh në një media pro qeveritare dhe të shkruash edhe gjëra që s’i beson. Por të mbrosh me pasion dhe të gënjesh hapur për të pavërteta që duken haptas është një lëpirje e panevojshme dhe e neveritshme. Ky soj gazetarësh është edhe më pak dinjitoz se ata militantë partish që sherrosen me komshinjtë për Edi Ramën apo Lul Bashën.”

E paramenduar nga të tjerët si një krijesë kompjuterike, Lolita është njeri prej mishi dhe gjaku, e dashuruar dhe që bën një jetë normale.

Por...në fund nuk harron të ligjërojë një nga ato statuset e saj thumbues duke i krahasuar personazhet që dalin shpesh në TV si të dalë boje, si ato rrobat e saj me ngjyrë kur i fut të lahen në 90gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775