Pesë burra u sulmuan me acid të enjten në mbrëmje në Londër. Të gjitha sulmet u regjistruan brenda një haku kohor prej 70 minutash në zona të ndryshme të Londrës. Një person ka pësuar dëmtime të mëdha në fytyrë pasi u sulmua me acid. Sipas policisë të paktën katër nga pesë sulmet janë kryer nga dy meshkuj që lëviznin me një motorçikletë. Një adoleshent është ndaluar si i dyshuar. Kohët e fundit Londra po përballet me një rritje të sulmeve me acid.