Terror në Londër.
Në përvjetorin e parë të sulmeve që tronditën zemrën e Europës, Brukselit, sot një sulm terrorist është shënuar në Londër, duke trazuar jetën e britanikëve.
Një seri ngjarjesh ndodhet brenda pak minutave. Një polic u qëllua me thikë para parlamentit, një person me thikë në dorë u vra nga policia, një makinë përplaset me gardhin rrethues të parlamentit, kurse në Uren e Westministër, rreth 12 kalimtarë u gjetën të plagosur me plagë të ndryshme në trup.
Gazetarë në vendngjarje raportojnë se disa persona u panë të mjekoheshin duke publikuar në rrjete sociale dhe foto nga vendngjarja, kurse të tjerë thanë se, policia e kishte eliminuar ndërkohë personin që mbante thikë në dorë.