E kishim parë të ndodhte në Florida të Amerikës, ku prej formacioneve të tokës janë raportuar edhe “gëlltitje” shtëpish gjatë natës, por tashmë një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Londër.
Banorët e periferisë juglindore të kryeqytetit britanik janë përballur me një surprizë mëngjesin e kësaj të enjteje, kur me t’u zgjuar kanë gjetur një gropë të madhe në rrugicën përpara banesave të tyre.
Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi një prej makinave të parkuara buzë rrugë kishte përfunduar thuajse e gjitha në gropë, duke u mbajtur lart vetëm nga rrotat e para.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në periferinë e Woolwich, por shkaqet dhe detaje të mëtejshme nuk dihen.