Një novelë e shkruar më 1978 nga Len Deighton kthehet në realitet nëpër rrugët e Londrës.
BBC po përgatitet për dokumentarin e tyre më të fundit duke xhiruar skena të një realiteti tjetër, të atij ku Londra do të ishte e pushtuar nga Nazistët gjermanë. Ushtarë me armë që qëndrojnë para pallatit mbretëror dhe avionë luftarakë, Kate Bosworth në rolin e një gazetareje si dhe shumë aktorë të tjerë do të jenë pjesë e serisë të 5-të të këtij dokumentari që do të dalë këtë vit.