INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Loon Copter është një avion i telekomanduar që mund të fluturojë dhe të ecë nën ujë.

Publikuar më: 10:19 28-01-2016

Të gjithë kemi parë avion të telekomanduar që funksionojnë vetëm në ujë, por avionë të telekomanduar që janë njësoj funksional si në ujë dhe në ajër njëkohësisht janë të rrallë.

Loon Copter, një avion i telekomanduar që mund të fluturojë, të veprojë mbi sipërfaqen e ujit, ose të zhytet në thellësi.

Një projekt nga kërkuesit e Universitetit Oakland, Loon Copter funksionon shumë ngjashëm avionëve të tjerë të telekomanduar kur është në ajër. Kur ulet në ujë, dhoma e tij me ajër i mundëson të lundrojë mbi sipërfaqe, por avioni i telekomanduar mund gjithashtu të  mbushë dhomën, duke e bërë kështu të zhytet në ujë, ku ai bën një rrotullim 90 gradë dhe përdor helikat e tij për të lëvizur.

Avioni i telekomanduar mund të dal sërish në sipërfaqe duke nxjerr jashtë ujin, për të fluturuar në ajër pas nisjes nga sipërfaqja e ujit.

Prototipi i parë i Loon Copter u testua në 2015-ën; një model më i ri është gjysmë finalist UAE Drones (Avionët e Telekomanduar te Emirateve të Bashkuara Arabe), një konkurs ky, finalja e të cilit do të mbahet në Shkurt në Dubai.

Përdorimet e mundshme të  një avioni kaq të gjithanshëm të telekomanduar janë të shumta, duke përfshirë zbulimin gjithashtu dhe misionet e kërkim-shpëtimit. Avantazhet e tij mbi automjetet tradicionale janë të shumta; për shembull, ai është më i shpejt se një nëndetëse dhe ai lehtësisht mund të rrijë pezull mbi një zonë interesi.

Ka edhe vend për përmirësim. Ekipi i Universitetit Oakland thotë se përparësi ka zgjerimi i shkallës së kontrollit pa kabull nën ujë, navigacioni nën ujë dhe ridizajnimi i trupit të tij për një zhytje më efikase.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887