INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lopetegui publikon listën anti-Shqipëri

Lopetegui publikon listën anti-Shqipëri

Publikuar më: 14:43 29-09-2017

Tranjeri i Kombëtares Spanjolle Julen Lopetegui publikoi listën e të grumbulluarve për sfidat që do të luajë ndaj Shqipërisë dhe Izraelit në 6 dhe në 9 tetor.

Gerard Pique do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje pasi Lopetegui e ka thirrur të luajë këtë përballjeve pavarësisht turbullirave që shkaktoi së fundmi me deklaratën e tij në mbështetje të votimit për pavarësinë e Katalunjës.

Të rejat në listën e Lopeteguit është përfshirja Kajehon, Ijarramendit dhe Rodrigos.
Këtë radhë Lopetegui ka preferuar që të mos e thërrasë David Vijën, ndërkohë që edhe këtë radhë është lënë jashtë Diego Costa. Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk ka asnjë ndryshim.

Spanja është kryesuese e Grupit G me 22 pikë, 3 më shumë se Italia e vendit të dytë. Skuadrës spanjolle i mjafton vetëm 1 fitore në 2 sfidat e fundit për t'u kualifikuar direkt në fazën finale të Botërorit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568