Në Tetor të vitit 2021 Mozzik dhe Noizy publikuan bashkëpunimin e tyre muzikor të titulluar "Bonjour Madame", i cili u kthye shumë shpejt në hit. Mes djemve lindi një miqësi e mirë, aq sa realizonin shpesh dhe video live me njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Mirëpo, kjo miqësi ka përfunduar dhe për këtë nuk ka më dyshime. Mozzik dhe Noizy i kanë habitur të gjithë, teksa kanë fshirë nga Youtube këngën "Bonjour Madame".
Në rrjet aludohet se shkak për prishjen e miqësisë së tyre është bërë raporti i Noizyt me Loredanën. Kujtojmë se pak para se të publikohej bashkëpunimi i Noizyt me Loredanën, "Heart Attack", Cllevio tha “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”.