Loredana dhe Mozzik tashmë janë bashkë dhe nuk asnjë pikë dyshimi. Pasi shijuan disa ditë pushimesh në Dubai së bashku me vajzën e tyre, ata kanë publikuar dhe foto në rrjete sociale. Megjithëse janë munduar të fshehin portretin e njëri-tjetrit nëpër foto, kuptohet qartë që tashmë kalojnë mjaft kohë së bashku.
Ndërkohë që të gjithë po flasin për ribashkimin e tyre ose një album të përbashkët të mundshëm, Loredana paska dëshirë të bëhet sërish nënë.
Ajo publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, të cilat sigurisht nuk i vijnë më. Pikërisht kjo këpucë e vogël e ka bërë Lorin ti lindë sërish dëshira për të përjetuar të njejtat emocione të mëmësisë.
“Dua një bebush të dytë”- ka shkruar reperja krahas postimit që po bën tashmë xhiron e rrjetit.