Prej disa kohësh, Loredana është përfolur se është në një lidhje me reperin gjerman, Zuna, me të cilin është kapur disa herë mat në publik. Ata nuk e pranuan publikisht nëse janë në një lidhje apo jo, por fotot e kapura nga fansat i kanë tradhëtuar ata. E mesa duket dyshja kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë në një hap tjetër. Gjërat janë bërë shumë serioze dhe tashmë Zuna shoqërohet me familjarë të reperes.
Arsim Zefi, vëllai i Loredanës, ka publikuar në Instastory një foto krahas reperit, duke treguar se dyshja e kanë bërë lidhjen familjare.