Loredana dhe Mozzik, padiskutim mbeten ndër çiftet më të suksesshëm dhe më të përfolura në showbizz-in shqiptar dhe të huaj sidomos pas akuzave të zhvatjes së parave nga një çift zviceran.
Disa muaj më parë ata u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Hana.
Por, siç duket çifti kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, disa burime pranë çiftit kanë treguar për “Prive” se mes tyre ka një ftohje dhe kjo gjë po i çon ata drejt ndarjes.
Edhe kur Loredana festoi ditëlindjen me të afërmit dhe miqtë e saj, reperi nuk u pa pranë saj në ditën e saj të shënuar.
Ditën ne djeshme disa burime për “Prive.al” ka zbuluar se çifti është në krizë dhe shkaku i të gjitha problemeve mes tyre është menaxhimi i karrierës së secilit pas skandalit me çiftin zviceran.
“Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran, mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët”- janë shprehur burime për “Prive.al”.
Por të gjithë jeni kurioz të dini se ku ishte dhe çfarë po bënte Mozzik ndërkohë që Loredana po festonte ditëlindjen me vajzën e saj?!
Epo së fundmi, Mozzik ka treguar sot në mëngjes përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit se ka vizituar malet e Sharrit në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe ka publikuar edhe disa foto nga vizita me miqtë e tij.
“Sot para lindjes së diellit në mëngjes vizitova Malet e Sharrit. Nëna natyrë, të dua! Ju uroj ditë të mbarë!”- ka shkruar reperi.