KMN ishte një nga grupet më në zë në Gjermani deri para 3 vitesh kur diçka ndodhi papritur mes tyre dhe grupi të ndahej përfundimisht.
Një nga arsyet e tensionimit të raporteve të tyre u tha se ishte lidhja e Zunës me Loredanën. Gjatë ndarjes së shkurtër me Mozzik, në 2019 Loredana u përfol për një lidhje me reperin. Ata jo vetëm që ishin të pandarë por u fotografuan edhe në momente intime duke u puthur në avion. Dyshja e kaloi bashkë karantinën në 2020 dhe sollën një bashkëpunim. Ndonëse zërat për lidhje i kanë mohuar gjithnjë që pasi Loredana u rikthye me Mozzik nuk është parë më asnjëherë me Zunën.
Ndërkohë, pas rreth 3 vitesh heshtje Azet më në fund do flasë dhe do tregojë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Në një status të publikuar në Instastory ai ka paralajmëruar që ditën e premte në orën 18:00 do të flas për raportin me Zunën si dhe disa ndodhi të tjera.
“Siç e dini unë nuk kam komentuar asgjë, por këtë herë nuk ka zgjidhje. Do jemi live këtu në Instagram të premten në orën 18:00 dhe do komentoj gjithçka që ka ndodhur me Zunën dhe mua.”- shkroi ai.