Loredana Zefi e cila po akuzohet për mashtrim në shtetin e Zvicrës, ka njoftuar se i ka anuluar koncertet e saj për shkak të akuzave nga çifti zviceran dhe po hetohet nga Prokuroria e Luzernit. Ajo ka publikuar një video në Instagram, nëpërmjet së cilës u ka kërkuar falje fansave teksa theksoi se nuk është momenti i duhur për të festuar me ta, (lexo këtu).
Ky lajm i ka hidhëruar fansat e reperes, ndërkohë që bashkëshorti i saj Mozzik ka bërë krejt të kundërtën. Ai ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat se do të publikojë një këngë së shpejti që me shumë mundësi pritet që të jetë hiti i kësaj vere.
Reperi ka publikuar një foto të shkëputur nga klipi i ri dhe mesa duket diçka e madhe po vjen. Kënga e re e Mozzik do vijë në bashkëpunim me reperin Dardan i cili është shumë i njohur në Gjermani.
Në foton e fundit Mozzik shfaqet gjatë xhirimeve të klipit në një makinë Ferrari dhe në përshkrim zbulon pak nga teksti i këngës.