INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LOREDANA krah për krah me Ronaldon dhe tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja ç’kanë shkruar për të! [FOTO]

LOREDANA krah për krah me Ronaldon dhe tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja ç’kanë shkruar për të! [FOTO]

Publikuar më: 17:28 04-11-2019

Loredana dhe Mozzik prej një muaji nuk janë më bashkë. Ata vendosën të shkëpusin edhe marrëdhëniet profesionale duke bërë që secili të vijojë karrierën vetëm. Konkretisht këngëtarja ka vijuar rrugën e saj artistike e ndërsa së fundmi ka qenë prezente në “MTV Europe Music Award”.

Në këtë eveniment ku këngëtarja ka dalë edhe fituese e një çmimi ajo ka takuar futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo. Mesa duket Loredana është fanse e tij pasi nuk ka humbur rastin të bëjë një foto me Cristianon dhe ta shpërndajë në instagramin e saj.

tkuqe.jpg

 

Kjo foto është pëlqyer dhe komentuar pa fund nga fansat e këngëtares, ndërsa kjo e fundit nuk ka shkruar asnjë koment, por thjesht ka bërë tag futbollistin. Reperja u shfaq në tapetin e kuq e veshur komplet me të zeza, me pantallona e atlete dhe ky look u komentua edhe nga mediat e huaja.

Mediat spanjolle i kanë kushtuar një artikull veshjeve 'punk' në event, me titull: "Veshjet punk pushtojnë tapetin e kuq të MTV EMA". Pjesë e këtij artikulli është edhe Loredana e cila shoqërohej nga reperja gjermane Juju. Por sigurisht qe mediat zvicerane nuk mund të mos shkruanin për këtë sukses të Loredanës dhe takimin e saj me Ronaldon gjithashtu.

Screenshot.png

JUT.png

ZUFIN.png

 

ZERN.png

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549