INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredana, Mozzik dhe Hana kaluan së bashku një ditë dedikuar familjes dhe ku ka më bukur!

Loredana, Mozzik dhe Hana kaluan së bashku një ditë dedikuar familjes dhe ku ka më bukur!

Publikuar më: 11:34 24-10-2020

Prej kohësh çifti Loredana-Mozzik kanë qenë kryefjala e mediave për shkak të ndarjes e ribashkimit të tyre të mundshëm (të cilin e besojnë të gjithë) dhe gjithmonë ngjallin kuriozitet të madh për publikun.

Megjithëse nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë publike për të treguar nëse janë apo jo bashkë, dy reperët ndajnë herë pas here në rrjete sociale foto e video, detajet e të cilave të lënë të kuptosh që ka një rikthim.


Megjithëse takohen për shkak të Hanës, dyshja ka nisur të frekuentohet edhe pa të voglën dhe ky fakt i vuri vulën bashkimit të tyre!


Së fundmi, Mozzik, Loredana dhe Hana kanë kaluar një ditë të bukur së bashku dhe këtë dashur ose padashur, na e tregoi vetë reperja në Instagram.

Ajo ndau në InstaStory një moment të të voglës në makinën e Mozzik ku ishte ulur si “shofere”, ndërsa më tej publikoi një foto me të bijën, duke treguar se edhe ajo vetë kishte qenë aty!

1-13.jpgWhatsApp-Image-2020-10-24-at-16.50.31.jpg

 

E ku ka më bukur! Familja është ribashkuar dhe ata s’po humbasin më asnjë sekond larg njëri-tjetrit!

Article Logic
Execution time: 0.0030629634857178