Loredana dhe Mozzik janë një prej çifteve më të komentuara të showbizz-it shqiptar.
Prindërimi nuk i ka ndaluar ata aspak që të tërheqin vëmendjen e publikut me çdo projekt të ri apo dhe me çdo postim në rrjetet sociale.
Mëngjesin e kësaj të mërkure dyshja na prezantoi me një pjesë të shtëpisë së tyre: dhomën e gjumit.
Loredana publikoi dy video ku bashkë me Hanën ndodhen të shtrirë në krevat, ndërsa kuptohet se një pjesë të këtij të fundit tashmë e ka zaptuar vogëlushja.
Ajo që bie në sy nga videoja është se çifti ka zgjedhur që në tavanin e dhomës së gjumit të kenë një pasqyrë.