Reperja e njohur Loredana po përflitet se mund të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm “Deutschland sucht den Superstar”. Pritet që ditët e ardhshme të publikohen emrat e anëtarëve të jurisë, ndërkohë që mediat gjermane ziejnë me lajmin se Loredana mund të jetë në karriget e jurisë ngjitur me anëtarin më të vjetër, Dieter Bohlen.
Siç shkruan “20 Minuten”, Loredana është përfolur se mund të jetë pjesë e spektaklit, por RTL e ka hedhur poshtë lajmin. Mbetet për të pritur nëse Loredana do të jetë pjesë e spektaklit, pasi ky do të ishte një sukses mjaft i madh për reperen.