Loredana dhe Karim janë një prej çifteve më të dashura të showbiz-it të cilët prej kohësh janë në një lidhje të shëndetshme me njëri-tjetrin. Shpesh i kemi parë që dyshja të postojë copëza nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale dhe duken kaq të lumtur bashkë! Por si janë planet e tyre për një fëmijë së shpejti?
Loredana ka publikuar së fundmi një video në TikTok ku shihet që është live me partnerin.
Ishte një fans/e që iu drejtua me pyetjen: “E duam një mini Karim”.
Kësaj pyetjeje vendosi që reperja t’i përgjigjet me një ‘like’ duke bërë me dije që dyshja kanë në plan zgjerimin e familjes. Por kur do të ndodhë kjo, nuk e zbuluan ende.