Prej disa javësh në media po shkruhet për Loredana Zefin dhe skemën e mashtrimit që thuhet se ajo ka bërë ndaj një çifti zvicerian. Çdo ditë dalin fakte të reja lidhur me ngjarjen dhe mbi këngëtaren vazhdojnë të rëndojnë akuzat e rënda. E gjithë kjo situatë nga ndikuar edhe në karrierën e këngëtares, e cila pak kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë, por nuk e bëri për hir të fansave të saj.
Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti shumë i njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, e cila u kthye në një ndër fëmijët më të njohur të showbizit shqiptar të cilës i kanë hapur dhe një llogari në Instagram e cila menaxhohet nga dy prindërit e saj reperë ku ndajnë foto dhe video të ndryshme të vajzës.
Së fundmi, Loredana ka postuar një foto shumë të ëmbël ku shihen babi Mozzik dhe vogëlushja Hana, ku reperi shfaqet me Hanën në gjoksin e tij, teksa të dy janë në gjumë.
“Dashuritë e mia”- ka shkruar Loredana krahas postimit të saj.