Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë pasi çifti është përfolur për ndarje. Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Mozzik nuk e uroi Loredanën kur ajo kishte ditëlindjen.
Çifti muajin e kaluar publikuan edhe një këngë bashkë me titull "Eiskalt", këngë që pati shumë sukses. Megjithatë së fundmi Loredana i la bashkëpunimet me Mozzikun, për të realizuar një këngë me reperin turko-gjerman, Mero.
Kënga u publikua mbrëmë dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. Kjo shihet fare qartë në klikimet në YouTube ku ende pa u mbushur 24 orë, numëron pothuajse 1 milionë të tilla.
Sigurisht që Loredana mori dhe mbështetjen e partnerit të saj Mozzik, por kjo këngë është kthyer menjëherë në “trending” në disa vende të Europës.
“Kein Plan” është kënga që po dëgjohet më shumë në Gjermani, e 5-ta në Austri dhe e 2-ta në Zvicër.