Ish-çifti Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, por ata së fundmi kanë ngjallur dyshime se mund të jenë drejt rikthimit. Megjithatë, nëse janë ribashkuar apo jo, koha do t’i tregojë të gjitha, por jo rrallë herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Siç u njoftua nga Prive, Loredana është duke xhiruar një klip në Kosovë, mirëpo vëmendjen e kanë marrë fotot e fundit të saj. Fansat dhe ndjekësit e reperes kanë nisur të dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë.
Ata kanë bërë kolazhe duke vënë në dukje këtë detaj, madje jo pak fansa e kanë pyetur nëse është shtatzënë dhe kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet siç mund ta shihni më poshtë.
Me siguri janë thjesht disa foto të kapura në një kënd jo të favorshëm dhe Loredanës nuk do i duhet të reagojë fare.