Loredana nuk ka pasur një periudhë të lehtë në këtë fazë të jetës së saj. Reperes me origjinë shqiptare i është dashur të përballojë shumë gjëra, të cilat i kanë ardhura njëra pas tjetrës.
Pas skandalit me çiftin zviceran, ku akuzohej për mashtrim dhe zhvatje parash, në të cilën ishte e përfshirë edhe vëllai i saj, tashmë Loredana i është dashur të përballet me humbjen e një njeriu shumë të dashur: babait. Por Loredana është bërë e fortë dhe ka publikuar këngën e saj të rradhës. Ky projekt i saji vjen solo, dhe mban titullin “Labyrinth”, një projekt publikimi i të cilit u shoqërua edhe me shumë zhurmë.
Kënga e saj e re edhe kësaj here, u dedikohet parave dhe jetës luksoze, ndërkohë që klipi është xhiruar në Kosovë. Por reperja si ka shmangur dot komentet ngacmuese në Youtube, pasi shumë fansa kanë ironizuar në lidhje me skandalin me çiftin zviceran duke i përmendur Petra-n.
Komentet ishin nga më të ndryshmet, si psh “Falë Petrës, Loredana ka dyfishuar fitimet e saj”, ose “Petra e pret Loredanën në fund të Labirintit”, por edhe kanë improvizuar biseda sikur Loredana flet me Petran ku kjo e fundit e pyet se sa para i duhen për klipin.