Reperja ka postuar në Instagram një foto përkrah reperit gjerman Ufo361 dhe ka zbuluar se mbrëmjen e së enjtes, pa shënuar ora 00:00, do të publikojë një këngë me të dhe albumin e plotë. Fansat e Loredanës e kanë pritur prej kohësh këtë lajm dhe më në fund dëshira e tyre po plotësohet.
Tashmë dihet se kur bëhet fjalë për veshje luksoze, Loredana nuk kursehet fare. Duke veshur çdo herë në daljet e saj publike, por edhe në videoklipe markat më të njohura të veshjeve, reperja ka bërë që skeptikët e modës të bëjnë dhe një iventar të kombinimeve të saj.
E një prej këtyre të fundit nga firma ‘Balmain’ ka kushtuar plot 4.480 euro. Loredana ka veshur pantallonat dhe xhaketën e gjerë në ngjyrat bardhezi me kuadrata, duke i përshtatur atyre një ‘look’ me buë të kuqe dhe flokët e lëshuar. Dhe të mendosh se kjo veshje nuk do të përdoret më në asnjë ambient tjetër nga Loredana.