INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LOREDANA tregoi publikisht arsyet e ndarjes, reagon ashpër MOZZIK: Gënjen, mos përdor Hanën për t'u...[FOTO]

LOREDANA tregoi publikisht arsyet e ndarjes, reagon ashpër MOZZIK: Gënjen, mos përdor Hanën për t'u...[FOTO]

Publikuar më: 12:30 14-01-2020


Prej disa kohës Loredana dhe Mozzik vendosën t’i japin fund martesës së tyre nga ku erdhi në jetë edhe vajza e tyre Hana. U aludua se kjo ndarje ishte vetëm për marketing, por Loredana e ftuar në emisionin “NIN”, ka sqaruar se kjo nuk është e vërtetë, mirëpo tha që ishin të stresuar, por as ajo vetë nuk e di se pse u ndanë.
Reperja u shpreh se ajo dhe Mozzik kanë një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes dhe mund të ekzistojë mundësia edhe për një rikthim.
Por si e priti Mozzik këtë intervistë? Shumë keq dhe këtë na e tregoi me anë të postimeve të bëra në instastory ku la të kuptohet se Loredana ishte arsyeja e ndarjes.

vikt.jpg

familj.jpg


Ai i kërkoi ish-partneres që të mos e përfshijë fare vajzën e tyre Hana në këtë çështje dhe të mos gënjejë. Mozzik nuk jep një arsye konkrete të ndarjes, por thotë se dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por për Loredanën është ndryshe:
“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë”, shprehet reperi.

Statusi i plotë i Mozzik

“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime.”

 

nana.jpg

nana2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371