INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredana tregon për herë të parë situatën e 'çuditshme' si u njoh me Karim Adeyemi

Loredana tregon për herë të parë situatën e 'çuditshme' si u njoh me Karim Adeyemi

Publikuar më: 11:28 13-10-2023

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Dyshja e famshme kanë qenë gjate kesaj kohe ne vemendjen e mediave dhe faqeve rozë jo vetëm në trojet shqiptare.

Ylli me prejardhje nga Ferizaj së fundmi ka treguar se si është njohur me futbollistin.Ajo rrefeu se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim i kishte dërguar mesazhe në rrjete sociale. Loredana tha se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur.

Kjo bëri që t’i shkruante Adeyemit i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Te dy lanë një takim dhe shkuan së bashku në një lokal fast food-i.

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021178722381592