Duket se kjo është periudha më e mirë e rep-artistes shqiptare, Loredana, e cila është një emrat më të dëgjuar në tregun muzikor. Fama e saj ka kaluar trojet shqiptare dhe kjo shihet çdo ditë e më shumë. Së fundmi, Loredana është shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në Neë York. Fotografia e saj u publikua nga Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vetë reperja në Instagram.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Lorit ishte ai në bashkëpunim me Noizyn “Heart attack”, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat. Artistja në këtë periudhë po shijon suksesin e koncerteve të saj, pasi çdo mbrëmje është e angazhuar në qytete brenda dhe jashtë Shqipërisë.