Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte në qendër të vëmendjes në Zvicër dhe në Kosovë, ku një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga.
Këngëtarja ka deklaruar se është e pafajshme, duke hedhur poshtë akuzat, si dhe ka qenë në Kosovë për të xhiruar një videoklip. Madje, mbajti edhe një konferencë, duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve për skandalin e fundit që ndodhi në Zvicër.
Nga gjithë kjo ngjarje, si duket në anën tjetër Loredana Zefi po e shijon jetën e saj me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto në Instastory, në llogarinë e saj të Instagramit, në të cilin shihet Mozzik i cili po mban në krah vogëlushen e tij Hanën të cilën e ka zënë gjumi, dhe duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.