Në mbrëmjën e madhe të ditëlindjes së TAR Lori Hoxha nuk nguroi në asnjë moment të bëntë video me telefonin e saj për t’i postuar më pas në SnapChat.
Ne mundëm të fotografonim disa imazhe nga videot e saj por dy nga këto video na bënë përshtypje. E para përfshinte një kërcim sensual të këngës “Shumë Pis” nga Adela Sollaku (e dashura e Ledrit), e cila u shfaq super sexy duke treguar edhe format e saj bombastike.
Video e dytë që na bëri përshtypje ishte kur Lori Hoxha, me këngën e Majk “S’jena Mo”, përshëndeti prezantuesen Arbana Osmani dhe i’a drejtoi asaj kamerën e telefonit. Kjo na lë shijen e ironisë pasi Arbana po shihet gjithnjë e më pak në ekranin e Top Channel, çka e bën edhe vetë përshendetjen e Lorit të duket si një rastësi e tepërt.
Aq më tepër kur në emisionin e fundit të “Në 1 Javë”, Arbana e mbylli duke thënë “Nuk do të shihemi shumë shpejt, por do të shihemi”. (Video më poshtë min 6:28)
Presim se si do të shkojnë ngjarjet në vijim. Jemi gjithë sy e veshë…