Dy fashionistet duket se janë bërë mike.
Nuk i kishim parë ndonjëherë duke u shoqëruar së bashku, por duket se ka gjithmonë një herë të parë. Veçanërisht në një vend të vogël si ky i yni ku të gjithë njihen me të gjithë. Lori Hoxha dhe Jonida Maliqi duket se kanë kaluar pak kohë së bashkë duke u argëtuar në shoqërinë e njëra-tjetrës. Diçka të tillë e ka treguar trashëgimtarja e Top Media në postimin e saj të fundit në Instagram. Në të dy bukuroshet shfaqen duke qeshur së bashku ndërkohë që po pinë atë që nga larg duket si një gotë verë.