Ka patur një boom të personazheve publikë që e mbështesin reperin Noizy.
Njëra ndër to është edhe trashëgimtarja e “Top Channel” , Lori Hoxha. Për Lorin ishim të sigurt se kishte preferenca të tjera muzikore, derisa na surprizoi nëpërmjet një videoje të publikuar në Snapchat-in e saj! E përfshirë totalisht nga energjia e këngës më të fundit të reperit, që mban titullin “Grande”, Lori kërcen dhe këndon duke na zbuluar se është fanse e Noizy-t. Ja që ky i fundit, arriti ta përfshijë edhe Lorin në magjinë e muzikës së tij. Pas Bleonës, e cila vetëm para pak orësh u shpreh nëpërmejt një statusi në Instagram-in e saj se që nga ai moment është “Official OTR”, po presim edhe konfirmimin e Lorit.