Kjo nuk është një periudhë aq e mirë për familjen Hoxha, pas humbjes së pjesës më të madhe të aksioneve në gjyqin e fundit.
Por kjo nuk e ndalon aspak Lori Hoxhën që të mendojë të bëjë diçka ndryshe për veten e saj., Sot ajo ka vendosur t’i ngjitet malit dhe…ia arriti. Këto dy foto ju tregojnë fillimin (kur ishte thjesht një dëshirë) dhe përfundimin (Lorin në majë të malit). E njihnit ju shpirtin kaq sportiv të Lorit? Ne sapo zbuluam që 24 vjeçarja di edhe të na surprizojë. Mendojmë se Lori ka gjetur mënyrën më të mirë për t’iu larguar streseve që po përjeton së fundmi.