Lori Hoxha është një ndër femrat më seksi shqiptare dhe më me stil. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë është frymëzim për vajzat e reja, për stilin që ajo ka dhe mënyrën si ajo vishet.
Trashëgimtarja e Top është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. E kemi parë shpesh herë në pushime në vende të ndryshme në botë, por pas dasmës së motrës së saj Sarës, duket se ajo po kalon disa kohë në vendin tonë.
Mirëpo nëpërmjet një fotoje në instastory na ka treguar se do donte të ishte në Los Angeles në këto momente, pasi “LA” shkruhet në kapelen e saj.
Të themi të drejtën edhe neve do na pëlqente shumë si ide, pikërisht aty në Santa Monica, nën hijen e palmave me ndonjë koktejl në duar.