Pas Los Angeles, destinacioni i rradhës i Lori Hoxhës është Meksika.
Trashëgimtarja e Top Channel ka nisur zyrtarisht pushimet dhe shoqërohet nga i dashuri i saj Vis Bajraktari, si për t’i dhënë fund thashethemeve për një krisje të marrëdhënies së tyre.
Ata kanë publikuar në profilet përkatëse foto në të cilat janë duke shijuar pafund pushimet e tyre me det, diell dhe dashuri. Mirëpo fotoja e fundit e Lorit na “e hoqi” trurin. Ajo duket shumë sensuale teksa qendron e lagur pranë një pishine me pamje nga deti.