Ajo është modeli i vajzës shqiptare që e shijon jetën në maksimun në portretin e luksit dhe të mirave materiale.
E kemi fjalën për Lori Hoxhën, aksioneren e "Top Channel" e cila gëzon një popullaritet të madh nëpër rrjetet sociale, duke marrë një sërë reagimesh nga fansat të cilat Lorit mesa duket nuk i kalojnë pa i lexuar.
Së fundmi e ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”, Lori ka rrëfyer edhe dy komentet që e bezdisin më shumë në rrjetet sociale.
Komenti i parë bezdisës me sa na ka treguar Lori ishte, “po të mos kishe lekët e babit s’do ishe asgjë” dhe gjithashtu komenti i dytë ishte, “je bërë komplet plastik”, ka rrëfyer bukuroshja Lori Hoxha.